A do ta dekretojë Meta Saimir Tahirin si ministër?

A do ta dekretojë Meta Saimir Tahirin si ministër?

Vetëm pak minuta pas marrjes së detyrës , Ilir Meta ka dhën intervistën e parë si president i vendit. I ftuar në Top Story, Meta ka treguar se cilat do të jenë detyrat e tij tani me detyrën e re.

I pyetur nëse do ta dekretonte Saimir Tahirin, nëse ky i fundit zgjidhej ministër, duke pasur parasysh dhe akuzat e LSI-së për kanabizimin e vendit, Meta jep një përgjigje diplomatike.

“Unë do përmbush të gjitha detyrimet e mia në mënyrën më korrekte, dhe do presim konstituimin e parlamentit të ri. Kam nevojë të pyes këshilltarë, ka disa zyra të cilat e këshillojnë Presidentin. Do të më duhet dhe mua koha ime,” tha Meta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy