Soreca: Shqiptarët duan të mësojnë rezultatin, procesi të vijojë pa vonesa

Soreca: Shqiptarët duan të mësojnë rezultatin, procesi të vijojë pa vonesa

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca në një komunikim për mediat, nga “Shkolla e Kuqe” ku edhe ka ndjekur nga afër procesin zgjedhor, inkurajoi komisionerët që të vazhdojnë punën.

Ai gjithashtu theksoi se pjesëmarrja në votime ishte e lartë, ndërsa theksoi se votimi elektronik ishte një shenjë e mirë.

Më lejoni të them se procesi duhet të vijojë pa probleme dhe vonesa pasi qytetarët shqiptarë duan të mësojnë rezultatin. Zgjedhësit shqiptarë e thanë fjalën e tyre dje pavarësisht pandemisë, kjo ishte një tregues i jetës demokratike në Shqipëri. Më lejoni tju them se e kam mirëpritur këtë projekt pilot të numërimit, po presim të gjithë rezultatet. Dua tju ftoj të gjithë të prisni për rezultatet, sic kanë bërë thirrje dhe udhëheqësit politikë, sic ka bërë thirrje dhe presidenti, që të numërohen të gjitha votat. Sic e thashë, derisa të numërohet dhe vota më e fundit duhet të presim deri në fund dhe të mos dalim në përfundime. Unë do të vazhdoj turin tim, se si po shkon procesi, e kam bërë këtë në të gjithë vendin. Jemi 50 skuadra që po ndjekin procesin nga afër. Në orën tre do të ketë një konferencë të OSBE-ODIHR ku do të bëjmë vlerësimin tonë se si ka ecur procesi në Shqipëri. Ka një mundësi që sonte të ketë një deklaratë të BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy