Manjani analizon “efektet anësore” të marrëveshjes Rama-Basha

Manjani analizon “efektet anësore” të marrëveshjes Rama-Basha

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, kritikon marrëveshjen e finalizuar dje mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha. Në një status në “Facebook”, Manjani shpjegon “efektet anësore” të kësaj marrëveshjeje.

Statusi i Ylli Manjanit:

Kjo marrëveshje e domosdoshme për zgjedhjet, krijoi disa efekte anësore:

Vendosi një precedent, dorëzimin e ministrive të rëndësishme para zgjedhjeve.

Largon nga skena politike partitë e vogla (të paktën në këto zgjedhje).

Dëmtoi iluzionin e aleancave politike strategjike. Me aleatin që fiton zgjedhjet ndan shumë më pak sesa me kundërshtarin ( LSI si aleate ka vetëm 4 ministra, PD si kundërshtare ka 6 plus zv. Kryeministrin).

  1. Vendosi një precedent, dorëzimin e ministrive të rëndësishme para zgjedhjeve.
  2. Largon nga skena politike partitë e vogla (të paktën në këto zgjedhje).
  3. Dëmtoi iluzionin e aleancave politike strategjike . Me aleatin që fiton zgjedhjet ndan shumë më pak sesa me kundërshtarin ( LSI si aleate ka vetëm 4 ministra, PD si kundërshtare ka 6 plus zv. Kryeministrin).
  4. Konfirmoi edhe njëherë se problemet politike nuk zgjidhen dot me gjyqe! Kolegji u çlirua nga presioni politik.
  5. Kundërshtarët e kryetarëve ngelen pa tekst. Veçanërisht pa fjalë janë analistët e gazetarët e palëve.
  6. Nxori jashtë loje komplet, po komplet fare letrën e hapur të Hahn! Muri i BE me Shqipërinë është edhe më i madh.
  7. Krijon një premisë reale për bashkëqeverisje PS-PD sipas modelit gjerman.
  8. Opozitarizmi mund të marrë goditje.

Të gjithë po e kërkonim me ngulm!

Të shpresojmë në më të mirën!

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy