Ujë me “pikatore”, Cape Town po shkon drejt pikës zero

Ujë me “pikatore”, Cape Town po shkon drejt pikës zero

Afrika e Jugut po përballet me mungesën e ujit. Problemi ka marrë përmasa të tilla saqë disa herë deri tani është parashikuar data kur në rubinetat e kryeqytetit Cape Town nuk do të ketë më asnjë pikë uji. Por masat për përdorimin me kursim dhe reshjet e kanë shtyrë disa herë atë që mediat e kanë pagëzuar si “dita zero”. Aktualisht, autoritetet vendase thonë se kjo datë është 9 korriku.

Qyteti i dytë për nga madhësia në vend vijon të jetë nën masat shtrënguese të përdorimit të ujit. Banorëve nuk u lejohet të harxhojnë më shumë se 50 litra në ditë për familje. Ekspertët monitorojnë konsumin dhe vendosin gjoba kur kalohet norma.  

Autoritetet vendore falënderuan së fundmi fermerët që një pjesë të ujit të rezervuarëve të tyre privatë e kaluan në sistemin furnizues të qytetit.

Cape Town është kryeqyteti legjislativ i Afrikës së Jugut. Aty është i vendosur Parlamenti, ndërsa në Pretoria (kryeqyteti administrativ) ndodhet selia e qeverisë dhe ajo e presidentit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy