
Japonia nuk do të paguajë për gazin e blerë nga Rusia në rubla. Kryeministri japonez, Fumio Kishida reagoi sot, pas ultimatumit të shpallur nga Moska, i cili kërkon që blerësit “armiqësorë” të paguajnë në monedhën ruse, nën dënimin e pezullimit të kontratave.
Siç u ra dakord në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të energjisë G7, ne refuzuam të paguajmë në rubla.
Kryeministri, i cili nuk dha informacione për kontratat energjetike me Federatën Ruse, saktësoi se negociatat mbeten të hapura dhe se do të merren “masat e duhura”.



