“Më jep para ose do të publikoj fotot dhe videot!” Në pranga shtetasi që shantazhoi 46-vjeçaren

“Më jep para ose do të publikoj fotot dhe videot!” Në pranga shtetasi që shantazhoi 46-vjeçaren

Një 36-vjeçar me inicialet B.K.,  banues në Librazhd u arrestua nga policia pasi shantazhonte një 46-vjeçare, duke i kërkuar para që të mos i publikonte fotot dhe videot me përmbajtje personale.

Në njoftimin e Policisë thuhet:

Shantazhoi një 46-vjeçare, për t’i dhënë para, që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Specialistët  e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe ato të Sektorit Operacional, të DVP Fier, si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 46 vjeçe, se një shtetas e shantazonte për t’i dhënë para, që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë organizuar punën me qëllim verifikimin e plotë të këtij kallëzimit, si dhe vënien në pranga të autorit. Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi B. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy