
Partizani është ndëshkuar nga Bate Borisov. Bjellorusët kaluan në avantazh në minutën e 58-të, me autor Antilevski. Ky i fundit shfrytëzoi një top perfekt të marrë në zonë, për ta dërguar në fundin e rrjetës, duke i dhënë avantazhin të tijve. Vlen të përmendet se Partizani kishte raste të shumta shënimi në pjesën e parë, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë. Ndeshja transmetohet live dhe ekskluzivisht në MCN TV.



