Pakti Rama-Berisha, Zogaj: Nga viti 2008 këtu votohet vetëm autobusi

Pakti Rama-Berisha, Zogaj: Nga viti 2008 këtu votohet vetëm autobusi

Analistin Preç Zogaj në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV komentoi paktin Berisha-Rama të vitit 2008, për të ndryshuar ligjin elektoral nga mazhoritar në proporcional rajonal për të cilin u shpreh se ai ka degraduar parlamentin dhe përfaqësimin e popullit në Kuvendin e Shqipërisë.

Zogaj tha se këtu nuk e merr vesh më kurrë se kush votohet dhe mbi 3/4 e deputetëve nuk janë votuar kurrë që nga vitit 2008.

E gjithë historia e ligjeve elektorale ka ardhur në regres. Në 2008-ën kryetarët votuan që populli të mos votonte për deputetët. A ka ndonjë zonë elektorale që i njeh deputetët? Ata njihen kur votohen ballë për ballë, mban kontakt me elektoratin, ngre zërin në parlament.

Këtu nuk e merr vesh më kurrë se kush votohet. Mëse 3/4 e deputetëve nuk janë votuar kurrë që nga vitit 2008. Ata janë në autobusin e partisë që i shohin ata që janë jashtë, por ata që janë jashtë nuk i shohin ata që janë brenda dhe votohet vetëm autobusi.

Ky ishte ligji absurd proporcional rajonal që prodhoi në Shqipëri gjithë këtë produkt negativ që çoi në degradimin viti pas viti. Sistemi mazhoritar nuk të lejon ty që të kandidosh një idiot sepse do të ndeshet me kundërshtarin. Sistemi mazhoritar bën filtrim përmes votës popullore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy