3700 ankesa për gjyqtarë e prokurorë, ILD: Deri tani kemi shqyrtuar një mijë

3700 ankesa për gjyqtarë e prokurorë, ILD: Deri tani kemi shqyrtuar një mijë

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë njofton se ka shqyrtuar ditën e sotme ankesën e njëmijtë të ardhur nga institucionet.

ILD thekson se në këto 16 muaj punë janë depozituar pranë këtij institucioni plot 3700 kërkesa për gjyqtarë e prokurorë, pjesa më e madhe, e përcjelle nga institucione, që i kanë akumuluar ndër vite, si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministria e Drejtësisë.

Shqyrtimi i ankesave bëhet sipas një metodologjie pune të miratuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, që lidhet me mënyrën e rivlerësimit, kategorizimin dhe nivelin e përparësisë në trajtim. Dhënia e një përgjigje në kohë sa më të shpejtë qytetarëve për ankesat e tyre, pavarësisht kohës apo institucionit ku e kanë paraqitur, mbetet prioritare për zyrën e ILD-së.

Zyra e ILD-së ka krijuar lehtësi për procesin e ankimimit, i cili mund të kryhet në tri mënyra. Ankesa mund të paraqitet elektronikisht, duke plotësuar e dërguar me e-mail formularin e ankesës, që gjendet në faqen zyrtare të ILD; përmes postës ose duke u paraqitur personalisht pranë Zyrës së ILD, për të plotësuar e dorëzuar formularin. Procesi i dorëzimit të ankesave pranë ILD bëhet cdo ditë të javës, nga e hëna deri të premten, nga ora 09:00-14:00. Cdo ankues, nëse ka nevojë, asistohet nga punonjësit e Sektorit të Ankesave. Në funksion të angazhimit të institucionit për të bërë transparencën e veprimtarisë së tij, në faqen zyrtare të ILD pasqyrohen dhe përditësohen cdo të hënë, shifrat e ankesave të mbërritura pranë ILD, ato të trajtuara, ankesat në proces trajtimi e në proces verifikimi pas shqyrtimit fillestar, si dhe numri i vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillim hetimi disiplinor dhe numri i kërkesave për procedim disiplinor ndaj gjyqtarëve e prokurorëve. Inspektori i Lartë i Drejtësisë nxit qytetarët, institucionet, median e organizatat e shoqërisë civile, që të vijojnë të kontribuojnë në denoncimin e fakteve apo shkeljeve që mund të kryhen nga ana e magjistratëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy