BKH ushtron kontroll në zyrat e Samir Manes/ Burimi: Hetimi nuk është i ri, duhet parë kush janë emrat e politikanëve përfitues nga ai

BKH ushtron kontroll në zyrat e Samir Manes/ Burimi: Hetimi nuk është i ri, duhet parë kush janë emrat e politikanëve përfitues nga ai

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka ushtruar kontrolle në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane, me vendim të Gjykatës së Posaçme (GJKKO).

 

 Kontrollet janë kryer në kuadër të një hetimi më të gjerë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për grupe të dyshuara kriminale të përfshira në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave.

 

Sipas analistit Genc Burimi në një intervistë për "MCN lajme", emri i Manes nuk është i ri në vëmendjen e hetimeve, pasi sipas tij SPAK është duke u marrë prej rreth tre vitesh me çështje që lidhen me verifikime dhe interesa hetimore ndaj tij.

 

Për Samir Manen, me sa di unë, SPAK prej të paktën tre vitesh, që nga tetori 2023, ka nisur verifikime dhe interesime. Kjo është në vazhdën e hetimeve dhe duhet parë nëse ka fakte të reja apo jo. 

 

Mund të them se kjo është në vazhdën e hetimeve, bile ai është paraqitur ne SPAK dhe është inercia e këtij investigimi apo ka fakte të reja, që të bëjnë te behet sot mediatike.  

 

Sot nuk shoh diçka të re, nuk është se sot po del emri i Samir Manes, në hetimet e drejtësisë shqiptare. 

 

Nëse behet lidhja midis Manes dhe bandës qe e quan SPAK te Artur Shehut dhe te tjerëve, atëherë ështe një element me prurës me tepër,  por tashme ka një dosje për Samir Manenn. 

 

 

Burimi ngriti gjithashtu pyetje mbi përfitime të mundshme të figurave politike nga aktivitete të biznesmenëve të mëdhenj, duke theksuar se hetimet duhet të shkojnë deri në nivele të larta të politikaneve, nëse ekzistojnë lidhje të tilla.

 

 

SPAK është krijuar për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, përfshirë edhe politikën, andaj hetimet nuk duhet të përdoren për të krijuar “diversion”, por të fokusohen në zbardhjen e lidhjeve të mundshme mes krimit dhe pushtetit.

 

Të mos ketë tendencë që tu bej ‘kurban’ protestuesve në lidhje me oligarkët, ata nuk mund të ekzistojnë nese nuk ka një pushtet politike që i mirëmbanë oligarkët. 

 

Sot të hedhim Samir Manen dhe të thuash kush është politikani që ka përfituar nga ai, për mua është të krijosh një diversion dhe të destabilizosh biznesmen që sot punësojnë shqiptarë. 

 

Por të mos harrojmë se SPAK ka lidhje me korrupsionin në nivele të larta që shkojnë deri te politika, pra, ok Samir Mane, po kush janë politikanët që kanë përfituar nga ai, duhet parë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy