Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi, vlerëson hetimet e SPAK për dosjen “Kayo” dhe thotë se të gjitha të dhënat flasin për trafik ndërkombëtar armësh nga Sudani dhe Nigeria, të cilat paketohen me ambalazhin “Made in Albania”, në një kohë që në vendin tonë nuk ka prodhim armësh.
Ai tha për “MCN Live” se “Timak Defence” është kompani përshtatëse dhe jo prodhuese.
Sipas tij, industri nuk ka, por ka armë dhe municione dhe kjo tregon që ke trafik armësh nga Sudani dhe Nigeria.
E kam përshëndetur vendimin e SPAK se ka proceduar pas indicies së hedhur në treg nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka kryer hetimin penal, për krijimin e bindjes se ka një vepër penale dhe ka filluar të kryejë veprimet e hapura 18 ditë pas lançimit publik të Ahmetaj.
Ka zbritur në banesën e Ron Yeffet, pronar 80% i “Timak Defence”, në banesën e ish-drejtorit të policisë, në banesën e Arjeta Pucës, ish-pronare 50% e “Timak Defence” të cilën ia ka blerë Yeffet. SPAK është futur në rrugën e hetimeve të hapura dhe së shpejti pritet të dalin me akuza konkrete.
Nuk kemi një akuzë se sot aktualisht oficerët e BKH dhe SPAK, po bëjnë këqyrjen e dokumentacionit të gjetur në këto zyra, janë gjetur urdhrat e qeverisë shqiptare. 32 milionë euro janë me dokumente shtetërore që janë paguar, ndërkohë që kompania e Ron Yeffet nuk ka paguar asgjë. Këtu luhet me paratë e shtetit shqiptar, paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Fakti që janë paguar 32 milionë, kompania“Timak Defence”, ku zotëron 80% të aksioneve Ron Yffet, duhet të kishte paguar minimumi 12p milionë euro.
Ai nuk ka paguar asnjë cent, nuk disponon asnjë kapanon. Ndërsa Arjeta Puca ka përdorur pronat e Bashkisë Tiranë dhe të shtetit shqiptar. Se kapanonet, ish-repartet ushtarake janë pronë e shtetit shqiptar.
Nuk kemi një komani private dhe një kompani mikse, shtetërore dhe private që të ketë paguar 1 qindarkë lekë, nuk provohet. Edhe vlera e makinave që janë lyer me bojë në kapanonet shtetërore, nga Arjeta Puca janë gjithsej 40.
Çfarë është bërë, nuk del vlera e atyre materialeve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë, me apo pa doganë. SPAK duhet të provojë nëse kemi të bëjmë me një trafik ndërkombëtar të armëve, nga Sudani apo Nigeria.
Në Shqipëri nuk prodhohen armë dhe municione. Shqipëria nuk prodhon por mënyra si është ngritur ky trafik, marrin nga Sudani dhe Nigeria dhe i vendosin një ambalazh të ri “Made in Albania”.
Industri s’ka, por ke armë dhe municion, kjo tregon që ke trafik armësh nga Sudani dhe Nigeria, Kompania “Timak” është përshtatëse dhe jo prodhuese. Ne nuk kemi fabrikë, uzinë dhe as punonjës.
Por Kryeministri i Shqipërisë shkon dhe bën vizita të tilla, fasada e tij nuk janë punonjësit e “Timak”, por janë Forcat e Armatosura të të gjitha shteteve. Ç’punë kanë Forcat e Armatosura, nuk punojnë te kompania “Kayo” dhe “Timak Defence”, por bëhet për të treguar se këtu punohet.



