Kim dhe Soreca takohen me kreun e KED-së, Soreca: E rëndësishme të jeni gati për vakancat në Kushtetuese

Kim dhe Soreca takohen me kreun e KED-së, Soreca: E rëndësishme të jeni gati për vakancat në Kushtetuese

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ervin Pupe është takuar sot në Gjykatën e Lartë, me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, Ambasadorin e Bashkimit Evropian Luigi Soreca.

Këtë takim e ka njoftuar vetë ambasadori Soreca nëpërmjet një postimi ne Twitter ku është shprehur se është e rëndësishme që Gjykata e Lartë të ketë hapur vakancat e mbetura në Gjykatën Kushtetuese.

Takova Kryetarin e Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi, z. Ervin Pupe, së bashku me ambasadoren e SHBA në Shqipëri. Unë e përgëzova Këshillin e ri, i urova sukses në punën e tyre dhe konfirmova mbështetjen e fortë të BE-së, përfshirë edhe ndihmën tonë teknike. Është e rëndësishme që sapo Gjykata e Lartë të ketë hapur vakancat e mbetura për Gjykatën Kushtetuese, KED do të jetë gati të procedojë, në mënyrë që të sigurojë funksionalitetin e plotë të GJK sa më shpejt të jetë e mundur në muajt e ardhshëm”, shkruan Soreca.

Kreu i KED-së ka njohur anëtarët e delegacionit me veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke shpjeguar rolin e këtij këshilli në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, në përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, për vitin 2021.

"Bashkëpunimi i ngushtë dhe harmonik mes tre institucioneve kryesore të përfshira në këtë proces siç janë Këshilli i Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, do të sjellë funskionimin me përbërje të plotë të Gjykatës Kushtetuese," është shprehur Pupe për delëgacionin, duke garantuar vijimësinë e traditës së krijuar tashmë nga KED.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, shprehu gadishmërinë për të vijuar mbështetjen e KED më asistencë teknike sikurse është ofruar deri tani, duke kërkuar nga ky këshill të vijojë më të njëjtin përkushtim në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Nga ana e saj Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes institucioneve kyç, për të bërë të mundur emërimin e tre gjyqtarëve të rij të Gjykatës Kushtetuese, duke inkurajuar vijimësinë e suksesit të KED në këtë proces.

Rëndësia e pavarësisë,  integriteti dhe efiçenca e plotë e institucioneve të drejtësisë, ishte në fokus të këtij takimi, prej nga ku Kryetari i K.E.D., mori edhe një herë konfirmimin për mbështetjen në implementimin e reformës në drejtësi, nga përfaqësuesit më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy