Shtëpia e Bardhë zbulon planet, si do të reduktohet sasia e nikotinës në cigare

Shtëpia e Bardhë zbulon planet, si do të reduktohet sasia e nikotinës në cigare

SHBA ka vendosur të reduktojë sasinë e nikotinës në cigaret që do të shiten në SHBA në nivele minimale, ose që nuk krijojnë varësi te përdoruesit.

Shtëpia e Bardhë zbuloi të martën planet që mund të zvogëlojnë në mënyrë dramatike vdekjet nga kanceri, që është një objektiv i administratës së Presidentit Joe Biden. Por kjo lëvizje ka gjasa të përballet me kundërshtim nga industria e duhanit.

Pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA, me 480,000 çdo vit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Nikotina konsiderohet një kimikat që krijon shumë varësi te përdoruesit.

Në një deklaratë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se planet për një standard të propozuar produkti do të vendosin një nivel maksimal të lejimit të nikotinës në cigare, dhe disa produkte të duhanit.

Nisma vjen pasi administrata Biden në shkurt vendosi objektiva për të ulur shkallën e vdekjeve nga kanceri me të paktën 50% gjatë 25 viteve të ardhshme, si pjesë e fushatës së tij Cancer Moonshot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy