
Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e parë në kampionat me fanellën e Liverpool. Mesfushori me origjinë kosovare ishte autor i golit të tretë, në fitoren që "The Reds" arritën në shtëpi 4-1 ndaj Cardiff City.
Ndryshe nga dy takimet e fundit ku ishte aktivizuar si titullarë, Xherdan Shaqiri u preferua nga tekniku Jurgen Kloop për gjysmë orëshin e fundit të lojës, kohë që i mjaftoi 27 vjeçarit për të treguar cilësitë edhe përpara portës. Kur po kronometrohej minuta e 84 e takimit, kosovari mori një pasim të bukur në zonë nga Salah dhe pasi dribloi bukur një mbrojtës, e kishte të lehtë që me të majtën të tundte rrjetën.
Ky është goli i parë i Shaqiri në kampionat me fanellën e Liverpool, ndërsa në dy raste ka shërbyer për shokët e skuadrës. Golat e tjerë të takimit mbajnë firmën e Sadio Mane dy herë dhe Mohamed Salah, ndërsa për miqtë shënoi Paterson.
Pas kësaj fitoreje, Liverpool vijon të jetë e pathyeshme pas 10 javësh kampionat, ndërkohë që kryeson rënditjen me 26 pikë, i shkëputur me 3 pikë nga Manchester City i vendit të dytë, që të hënën viziton Londrën për tu ndeshur me Tottenham Hotspur.
Ndërkohë rezultatet e ndeshjeve të tjera.
Brigton – Volves 1-0
Fulham – Burnemuth 0-3
Sauthempton – Njukastëll 0-0
Uatford – Hadërsfilld 3-0
Liverpul – Kardif 4-1



