
Kupa e Botës 2030 ka një mundësi të zhvillohet në Ballkan. Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Rumania po planifikojnë të bashkohen për të bërë një ofertë për mbajtjen e përbashkët të Kupës Botërore në vitin 2030, krerët e katër shteteve vendosën në fund të një samiti në Varna të Bullgarisë, këtë të premte.
Propozimi për të bashkëorganizuar ngjarjen më të madhe të futbollit u parashtrua nga kryeministri grek Alexis Tsipras, duke u nisur nga propozimi i mëhershëm i ish-presidentit bullgar Rumen Radev, që katër vendet e Ballkanit të mund të organizonin një ngjarje të madhe sportive brenda dekadës.
Megjithëse shorti i vitit 2030 nuk është hapur ende zyrtarisht, Argjentina, Paraguai dhe Uruguai tashmë po promovojnë një ofertë tre-palëshe për eventin.



