Në një raportim për MCN Live mbi mbledhjen e grupit parlamentar socialist, gazetari Andon Kello bën me dije që deputetët do raportojnë punën e tyre në terren.
Kjo ka qenë porosia e kreut të grupit parlamentar Çuçi, i cili u kërkoi kolegëve që ta konsiderojnë veten në fushatë.
Javën e kaluar Bledi Çuçi ka porositur të vetët që ta konsiderojnë veten në një fushatë elektorale tashmë pas thirrjeve apo porosive të Ramës në Asamblenë Kombëtare. Pritet që deputetët socialistë të raportojnë në mbledhjet e grupit parlamentar edhe punën e tyre në terren. Kjo ka qenë porosia e kreut të grupit parlamentar, duke ditur që PS është në një proces riorganizimi, në zgjedhjet e kryetarëve të degëve deri te Kongresi zgjedhor që do zgjedhë edhe asamblenë e re të PS dhe më gjerë”.



