PS mbledh sot Asamblenë, Rama do zbulojë kabinetin e ri qeveritar

PS mbledh sot Asamblenë, Rama do zbulojë kabinetin e ri qeveritar

Partia Socialiste mbledh paraditen e sotme Asamblenë Kombëtare ku Kryeministri Edi Rama do të zbulojë edhe përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.

Krahas emrave që do bashkëqeverisin me Ramën në mandatin e katërt, mësohet se Kryeministri do të shpalosë edhe fokusin kryesor të katër vjeçarit të ardhshëm, ku fokusi kryesor do të jetë integrimi në Bashkimin Europian.

"Shihemi në 11", shkroi Kryeministri në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme do të mbahet edhe seanca e parë parlamentare, ku do të ulen në ndenjëset e tyre deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Pas dekretit të Presidentit Bajram Begaj, 140 deputetët e rinj pritet të betohen për të marrë zyrtarisht detyrën e të zgjedhurve.

Më tej Kryeministri Edi Rama do i dorëzojë Presidentit të Republikës emrat e propozuar prej tij për ministra, ku pas dekretit i cili mund të shpallet brenda shtatë ditësh, do të nisë punën dhe kabineti i ri qeverisës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy