Gazetari Mariglen Kume në ‘MCN Live’ ka komentuar Reformën Zgjedhore ku u ndal te PD e Bashës për të cilën u shpreh se nga veprimet dhe retorika e tyre tregojnë se janë të kënaqur me këtë pushtet dhe se nuk e shohin veten si një forcë politike fituese.
Ai tha se pika kryesore nga propozimet që këta i trumbetojnë me të madhe është të rikthejnë koalicionin pasi listat e hapura janë dhe mund të bëhet dhe votimi elektronik i cili nuk është funksional në të gjithë vendin.
Listat e hapura dhe momentalisht nëse kryetari i partisë nuk çon një letër që 1/3 e listës e përcaktoj unë, atëherë kemi 100% të listës së hapura pa herës por vetëm mbi bazën e votave që kush merr më shumë del i pari. Në këto ditë kam parë Bashën që ka bërë disa takime dhe kur e gjithë Shqipëria është duke vuajtur ikjen e shqiptarëve, Basha del dhe u thotë të rinjve që shoh fytyrën tuaj të bukur dhe të lumtur. Ka qenë në një nga takimet e bëra këto ditë dhe në këtë kontekst këta i bie që janë të kënaqur me këtë pushtet që është me këtë retorikë që përdorin.
Pastaj më lidhet dhe me logjikën që këta nuk e shohin veten si një forcë politike fituese. E para bën si propozim të madh listat e hapura, propozon për ndryshimin e sistemit kombëtar ky është propozim që vijnë kryesisht nga partitë e vogla prandaj për mua nëse propozojnë të rikthejnë koalicionin.
Tjetër më propozojnë si diçka të madhe kur në fakt duhet ta kishin denoncuar në janar ka përfunduar afati nga kushtetuesja për sanksionimin që të votonte dhe diaspora, por ka ikur ky shans. Tani më lind pyetja nëse mund të bëhet subjekt që diaspora ti quajë zgjedhjet antikushtetuese.
Pra për mua pika kryesore është të rikthejnë koalicionin, listat i konsiderojnë të hapura prandaj mbetet rikthimi i koalicioneve. Nga 4 propozimet themelore, vetëm votimi elektronik është diçka që nuk është në të gjithë vendin dhe mund të bëhet të tjerat nuk janë propozime të mëdha.



