Me takimin e parë të G7, Biden nis sot turin 8-ditor në Europë (VIDEO)

Me takimin e parë të G7, Biden nis sot turin 8-ditor në Europë (VIDEO)

Presidenti i SHBA Joe Biden nis sot udhëtimin e tij të parë jashtë SHBA-ve, ku do të takohet me partnerët evropianë dhe homologun e tij rus, Vladimir Putin. Këtë vizitë, Bajden e ka cilësuar si më të rëndësishme pas muajve të gjatë të pandemisë.

Në këtë moment të pasigurisë globale, ndërsa bota ende përballet me një pandemi që ndodh një herë në një shekull, ky udhëtim ka të bëjë me realizimin e angazhimit të Amerikës për të ripërtërirë aleancat me partnerë, dhe për të demonstruar kapacitetin e demokracive për të përmbushur sfidat dhe për të parandaluar kërcënimet e kësaj epoke të re.

Presidenti amerikan fillimisht udhëton drejt Britanisë për t’u takuar me kryeministrin Boris Jonhson ku do të diskutohen çështje si klima dhe problemet në Irlandën e Veriut.

Më pas ai do të takohet me liderët e G-7-tës, ku pritet që SHBA-ja të flas për rimëkëmbjen nga pandemia dhe përpjekjet për të mbështetur vendet e varfra  të marrin më shumë doza të vaksinave COVID-19 .

Sipas agjendës, aty Biden do të zhvilloj takime bilaterale me disa prej liderëve kryesorë të grupimit më të madh ekonomikë, si Angela Merkel apo kryeministrin kanadez Justin Trudeu. 
E diela e 13 qershorit do të pasoj me vizitën e presidentit amerikan dhe bashkëshortes në pallatin mbretëror britanik dhe më pas të hënën e 14 qershorit do të marri pjesë në samin e NATO-s, për ta mbyllur takimin me 16 qershor me homologun rus, Vladimir Putin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy