Ajo tregon se është rritur me këngët e Pink, këngë mbi fuqinë e femrës dhe feminitetin në tërësi, prandaj edhe thotë se duhet mbrojtur e luftuar për një kauzë të tillë.
Këngëtares Dua Lipa i është realizuar një tekst ekskluziv nga e përditshmja El Pais. El Pais dhe shtojca e veçantë Tentaciones sjellin këtë javë këngëtaren e cila tregon për gazetën spanjolle se si u bë e famshme dhe se si asnjëherë nuk i ka pëlqyer të jetë modele para të qenit këngëtare.
Në këtë intervistë Dua Lipa mes tjerash ka treguar se mbron kauzën e femizmit.
“Gjithsesi që jam feministe, sepse nuk je feministe është gati si të jesh seksist. Fjala feminizëm shpesh keqkuptohet e keqinterpretohet, por në fakt ka të bëjë me barazinë. Ky është definicioni i feminizmit” tregon Dua në këtë intervistë.
Ajo tregon se është rritur me këngët e Pink, këngë mbi fuqinë e femrës dhe feminitetin në tërësi, prandaj edhe thotë se duhet mbrojtur e luftuar për një kauzë të tillë, që vajzat e gratë kudo në botë të jenë të barabarta me gjininë mashkullore.
Dua Lipa ka arritur suksese me disa këngë ndërsa ka mbetur pak kohë deri në lansimin e albumit të saj të parë.



