Astrologia Demollari hap letrat Tarot për çdo shenjë: Javë me energji pozitive

Astrologia Demollari hap letrat Tarot për çdo shenjë: Javë me energji pozitive

Edhe këtë javë, astrologia Elena Demollari, e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ka sjellë parashikimin javor të letrave Tarot për 12 shenjat e Zodiakut.

 Sipas saj, java parashikohet përgjithësisht e mirë për të gjitha shenjat, me energji pozitive, por edhe me disa këshilla për kujdes në fusha të caktuara.

Dashi

Parashikohen udhëtime të gjata, çështje tregtie dhe biznesi që ecin përpara. Mos u ktheni pas në vendime. Kujdes nga persona me energji negative.

 Mund të ndiheni pak konfuzë, por puna do të japë rezultate. Përfitime të vogla financiare janë të mundshme. 

Një person që ju ka lënduar shpirtërisht mund të kërkojë falje.

 Do të jeni të vendosur dhe do të korrni sukses, por kini kujdes nga shoqëritë dhe miqësitë false.

Demi

Kujdes këtë javë nga sherret, debatet dhe konfliktet. Ruani qetësinë dhe durimin. 

Mund të keni prishje planesh dhe ngarkesë emocionale. Hiqni mendimet negative nga vetja. 

Përfitimet financiare do të jenë të vogla, ndërsa disa kërkesa mund t’ju mërzisin. 

Merkuri sjell lodhje psikologjike. Këshillohet një kontroll mjekësor për shqetësime të vogla shëndetësore.

Binjakët

Pengesat e fundit do t’i kaloni me sukses. Mendimet do të jenë të shumta, por pa arsye për shqetësim.

 Mund të ndiheni të zhgënjyer në dashuri. Keni intuitë të fortë, por keni nevojë për relaks.

 Lajme të mira janë në horizont dhe rrota e fatit ju favorizon. Kujdes nga shpenzimet e tepërta.

 Gaforrja

Pavarësisht situatave të vështira të kaluara, do të dilni nga bllokimet. Kujdes nga iluzionet. Do të keni takime, telefonata dhe lajme të rëndësishme, si pozitive ashtu edhe sfiduese. Akulli do të thyhet dhe gjërat do të ecin më mirë. Parashikohen edhe para të papritura. Javë e mirë për përparim.

Luani

Kujdes nga tradhtitë dhe personat që largohen. 

Disa situata do të jenë të paqarta, por në fund do të ketë ribashkim dhe stabilitet. 

Çështje të mbetura pezull do të marrin drejtimin e duhur.

 Virgjëresha

Edhe pse dikush mund t’ju ketë lënë të mërzitur, situatat do të stabilizohen. 

Jeni luftarakë dhe të vendosur. Për kontrata pune këshillohet konsultë ligjore. Parashikohet ngritje ekonomike, veçanërisht për ata që kanë biznes. 

Energji pozitive dhe mundësi për shtim familjar.

 Peshorja

Kujdes me shëndetin, sidomos nga lodhja. Mund të ketë lëkundje financiare dhe udhëtime të gjata. 

Shmangni personat negativë. 

Stresi do të jetë i pranishëm, por do të gjeni qetësi shpirtërore dhe përmirësim financiar.

 Akrepi

Kujdes nga persona mashtrues apo manipulues. 

Ata që ju kanë lënduar mund të kërkojnë falje. Edhe pse nuk ndiheni plotësisht të qëndrueshëm, do të dilni të fituar nga çështje ligjore. 

Javë e favorshme për udhëtime të gjata.

Shigjetari

Merkuri sjell ngarkesë psikologjike. Kujdes nga persona me dy fytyra dhe nga ndërhyrjet e të tretëve.

 Dy kërkesa mund të refuzohen, duke sjellë mërzitje dhe ankth, por në fund do të dilni të fituar. 

Në përgjithësi, java do të jetë e mirë.

Bricjapi

Mund të ndiheni konfuzë, të mërzitur ose të zhgënjyer. 

Stresi dhe bllokimet do të jenë të pranishme, por do ta merrni situatën në dorë. Parashikohet ngritje ekonomike dhe financiare, si dhe nisje të reja me fat.

Ujori

Pas disa problemeve shëndetësore, mund të keni një gjendje gripale. 

Prishje planesh dhe zhgënjime emocionale do të kalohen me sukses. Takime, telefonata dhe njohje të reja do të sjellin lajme të mira. 

Para të papritura dhe rrugë të hapura përpara.

 Peshqit

Një lajm i mirë dhe një i hidhur mund të vijnë këtë javë. Shmangni debatet dhe konfliktet.

 Bllokimet mendore janë kalimtare. Parashikohen përfitime të vogla financiare, një vendim i rëndësishëm dhe udhëtime të gjata. 

Në përgjithësi, java do të jetë e mirë nëse ruani qetësinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy