Steve Banon parashikon ndryshime të mëdha në politikën europiane

Steve Banon parashikon ndryshime të mëdha në politikën europiane

Ish-shefi i strategjisë në Shtëpinë e Bardhë, Steve Banon, ka qenë ndër të parët që ka parashikuar “saldimin” e dy forcave populiste italiane në një qeveri që pritet të mos jetë fort miqësore me politikat e ndjekura deri tani nga Bashkimi Europian.

Dy muaj pas këtij parashikimi në italianen “La Stampa”, ai ka dhënë një intervistë në lidhje me zhvillimet në Itali.

Banon, i cili tashmë është një aktivist antisistem, e cilëson marrëveshjen Lega-Lëvizja 5 Yjet si pakt inteligjent dhe në interes të popullit italian.  “Kjo marrëveshje tregon pjekurinë dhe mençurinë politike të liderëve si Di Maio dhe Salvini, të cilët kanë lënë pas ambiciet personale në të mirë të vendit”, thotë ai.

Në lidhje me zhvillimet e pritshme në marrëdhëniet Itali-BE pasi qeveria e re të nisë punën, Banon thotë se Bllokut do t’i duhet të merret me një qeveri antisistem në një nga vendet themeluese të grupit.

“Italia, me qeverinë e saj të “unitetit ", do të bëhet lider i lëvizjes populiste antiestablishment. Për herë të parë, Brukseli do të detyrohet të merret me një qeveri anti-sistemi, në një vend themelues të Bashkimit, me një qeveri që mund të gëzojë mbështetjen e madhe të popullit të saj ", thotë ai.

Sipas Banon, impakti i kësaj qeverie në Europë do të jetë i madh.

“Qeveria e unitetit, sepse kështu më pëlqen ta quaj, do të ketë një impakt të madh në Bruksel. Së bashku me fitoren dërrmuese të Viktor Orban në Hungari, mesazhi është i qartë: qytetarët duan t’u kthehen vendet e tyre dhe këtë e duan tani”, thotë ai.

Ai parashikon që Italia nuk do të ndihet e izoluar për shkak të qeverisë së re, kjo pasi sipas tij BE-ja nuk mund ta bëjë këtë me një vend themelues.

“Më besoni, Italia nuk do të izolohet, madje sapo është vënë në avangardë të ndryshimit në Europë. Për më tepër, edhe nëse do të donte, Bashkimi Europian nuk mund t’ia lejojë vetes të izolojë një prej vendeve të veta themeluese, sidomos me pasojat që kjo do të sillte në çështjen e kufijve”, thotë ai.    

Steve Banon ka një karrierë të gjatë si drejtues medie, figurë politike dhe ish-investitor bankar. Ai ka shërbyer si këshilltar për fushatën dhe më pas si shef i Strategjive në Shtëpinë e Bardhë gjatë 7 muajve të parë të mandatit të presidentit Donald Trump. Pas largimit nga administrata “Trump”, Banon u rikthye në grupin e tij mediatik “Breitbart” dhe iu kundërvu establishmentit të Partisë Republikane.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy