Vendimi për shembjen e pallatit të Rruga Ura/ Banorët "përplasen" me policinë: Sillni këtu Veliajn! (VIDEO)

Vendimi për shembjen e pallatit të Rruga Ura/ Banorët "përplasen" me policinë: Sillni këtu Veliajn! (VIDEO)

Banorët e zonës Rruga Ura në Tiranë kundërshtojnë shembjen e pallatit, që është dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019. Fillimisht atyre u është thënë se pallati ka dëmtime të riparueshme dhe mund të ktheheshin në apartamente, por tashmë ka një vendim ku u kërkohet që të dalin jashtë pasi do të shembet pallati.

Banorët thonë se nuk u është premtuar asnjë lloj strehimi vetëm u është kërkuar të dalin jashtë. I pranishëm ishte edhe kandidati për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi.

Në këto pamje të siguruara nga MCN shfaqet një banore e cila thotë: “Ne s’jemi nazista, jemi qytetarë të rregullt të Republikës së Shqipërisë. Këta kërkojnë rregulla. Ku janë rregullat e tyre?!”

Një tjetër banor shprehet: “Ka 30 vjet pallati, sot u ra në mendje?!”

Pranë pallatit kishte forca policie dhe pati momente përplasje. Një prej banorëve iu drejtua uniformave blu me fjalët: “Me taksat tona paguheni. Merreni kryetarin e bashkisë dhe silleni këtu!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy