Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimet në Ligjin Për Lojërat e Fatit vetëm me votat e maxhorancës. Kreu i këtij komisioni, Erjon Braçe ka spjeguar për median 4 ndryshimet thelbësore që pësoi ligji. Sipas tij tregu ngrin për 2 vjet, nuk licenson asnjë subjekt të ri, shtyhet po me dy vjet afati i zhvendosjes së kazinove dhe lojërave të fatit. Sipas ndryshimeve kufizohen reklamimi i këtij aktiviteti, si dhe një pjesë e të ardhurave shkojnë për sportin, kulturën dhe turizmin. Regenci Kazino dhe Lotaria Kombëtare përjatohen nga këto ndryshime
