Në Rusi përvec njerëzve ka nisur vaksinimi edhe për kafshët. Lajmin e bënë të ditur autoritetet, ndërkohë që në mars vendi kishte bërë të ditur konfirmimin e vaksinës së parë efektive të koronavirusit te kafshët.
Rosselkhoznadzor, vëzhguesi veterinar i Rusisë, ka bërë me dije se disa rajone kanë filluar vaksinimin në klinikat veterinare. Për vaksinën Carnivak-Cov, që sipas Rusisë është efektive te kafshët, kanë treguar interes BE dhe shtete si Argjentina, Koreja e Jugut dhe Japonia.
Ndërsa shkencëtarët thonë se aktualisht nuk ka prova që kafshët luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e sëmundjes tek njerëzit, infeksionet janë konfirmuar në specie të ndryshme në të gjithë botën.
Në këto raste përfshihen qen, mace, majmunë dhe vizonë.



