
Për gazetarin nga Kosova Dritan Dragusha, një fjalim i Kryeministrit Albin Kurti në fushatë, se vajzat 16 vjeçare janë mjaftueshëm të pjekura për të mbajtur shaminë, e ngacmoi.
Këtë ngacmim e shpjegon në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, me faktin se është pak problem me politikën në Kosovë me prioritetet.
Kemi problem arsimin me cilësinë, tekstet shkollore, objektet, dhe ne flasim për diçka që nuk është e momentit.
Është një udhëzim administrativ kur ministër ka qenë Enver Hoxha në kohën e Thaçit që ndalon mbajtjen e shamive në institucionet publike, kjo temë nuk përdoret në fushata për të fituar vota.
Duhet të diskutojmë jashtë provokimit të emocioneve të njerëzve. Në një intervistë kur është pyetur në një fushatë a beson në Zot, Kurti ka thënë se Zoti është shumë i rëndësishëm për ata që s’besojnë, lëre më për mua.
Qëndrimet e tij janë majtiste në politikë. Diskutimet që kanë të bëjnë me fenë, me Zotin janë diskutime që i kemi kapur për bishti, i kemi nisur mbrapsht.
Janë çështje shumë të ndjeshme, për ti lënë të shpjegohen në dorë të klerikëve. Problemet sociale nuk i rregullon me hoxhallarë dhe priftërinj.
Problem tjetër është se njerëzit kur dikush na referohet nga jashtë një President për shembull si shtet mysliman, acarohen gazetarët, mediat, se nuk jemi.
Por kur marrim statistikat jemi 90% mysliman. Sa i kemi të paqarta kemi frikë të themi se jemi mysliman. Pas lufte ka pasur forma të ndryshme të shprehjes.
Lidhur me situatën politike në Kosovë, Dragusha deklaroi se ndikimi i pranisë ndërkombëtare në Kosovë, ka çuar në kalim më të lehtë të pushtetit, krahasuar me Shqipërinë.
Sipas tij, ka pasur ndikim shumë të madh, me forma të ndryshme mbështetëse që Kosova ka ecur përpara.
Për Kryeministrin Edi Rama tha se në Kosovë shpesh shihet si dikush e ka thënë edhe vetë, si dikush që ia bëri mat Vuçiçit dhe shpesh si dikush që po dëmton Kosovën dhe ndihmon Vuçiçin.
Kur përzihet i thonë pse përzihet, kur nuk përzihet pse nuk përzihesh me Kosovën. Acarimi i marrëdhënieve të Kurtit dhe Ramës dihet, ka krijuar edhe në bazë një frymë anti-Ramë që shihet edhe në rrjetet sociale.
Tema Open Balkan ka krijuar shumë tension. Pastaj tema e hapur nga Thaçi për shkëmbim territoresh.
U bënë drama të ndryshme, u inskenua një dramë të madhe. Publiku edhe në Kosovë, në raport me Serbinë, për Open Balkan, është një masë e ndjeshme që shpërthen.



