
Alfred Lela, drejtor i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 2 Dhjetor do të vendosen qëllime të reja për partinë.
Lela tha se në këtë event do të diskutohet dhe deri ku do të shkojë “aksioni opozitar”.
Kuvendi i 2 Dhjetorit do të vendosë disa gjëra për të ardhmen. Do të vendosë disa piketa të reja se ku do të shkojë aksioni opozitar. Në kongres do të vendoset se si do të shkojë aksioni opozitar.



