Opinion/ Lufta e Putinit ndaj Ukrainës do ta trondisë botën tonë sa 11 Shtatori. Të mos bëjmë të njëjtat gabime

Opinion/ Lufta e Putinit ndaj Ukrainës do ta trondisë botën tonë sa 11 Shtatori. Të mos bëjmë të njëjtat gabime

Sikundër një ketër i verbër gjen herë pas here një arrë, ashtu Liz Truss e ka vënë gishtin mbi diçka të vërtetë. Të enjten, Sekretarja e Jashtme mbajti një fjalim, në të cilin deklaroi: “Pushtimi i Ukrainës është një ndryshim paradigme në përmasat e 11 Shtatorit”.

Si ndjesia e çuditshme që zgjohet kur sheh një orë të ndalur që tregon kohën e duhur, ishte një tronditje të dëgjoje një vlerësim gjysmë të saktë të ardhur nga një anëtare e lartë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, natyrisht, kishte gjëra që Truss nuk i thoshte dhe nuk do t'i thoshte. Ajo çka askush s’do ta quajë 24 Shkurti, ka të ngjarë të jetë edhe më domethënëse se 11 Shtatori. Për më tepër, dobia kryesore e krahasimit të këtij momenti me agoninë e shtatorit 2001 është të sigurohemi që të mos bëjmë sërish të njëjtat gabime.

Ta nisim me përputhjet mes dy paraleleve. Sulmet në Nju-Jork dhe Uashington u kuptuan atëbotë si një thirrje drejtuar botës demokratike për të mbrojtur parimin themelor të lirisë. Kjo thirrje është më e zëshme tani, jo vetëm sepse kërcënimi që paraqet Vladimir Putin është më akut nga ajo e rrëmbyesve të avionëve më 11 Shtator, parimi nën sulm është më i qartë. Duke pushtuar Ukrainën, ai ka shkelur konceptin bazë të sovranitetit dhe vetëvendosjes me të cilin kombet bashkëjetojnë. Ai ka thënë se shtetet e mëdha mund të gllabërojnë më të voglat, duke i kthyer njerëzit e tyre në vasalë. Një lëvizje ku ai ka marrë sëpatën për mënyrën se si bota jonë është e rregulluar dhe e vetmja mënyrë se si ajo mund të funksionojë.

Autorët e 11 shtatorit u panë gjithashtu se përfaqësonin një rrezik më të thellë që rrezikonte vlerat dhe mënyrën tonë të jetesës. Ata dolën si një kult nihilist që e donte vdekjen po aq sa të shënjestruarit e tyre e donin jetën. Cilado qoftë merita e tij e kohës, nihilizmi është tanimë mënyra e duhur për të karakterizuar kërcënimin Putinist. Shihni kënaqësinë e tij në shkatërrim dhe përbuzje për jetën njerëzore, të shprehur në bombardimet e përsëritura të civilëve ukrainas, madje edhe atyre që largohen për siguri; shënjestrimi i qëllimshëm i ndërtesave të banimit, kopshteve dhe spitaleve, duke përfshirë një në Mariupol për nënat, fëmijët dhe foshnjat. Lexoni gënjeshtrat mbi sulmet, të dhëna me një shkelje syri, të dukshme në tweet-et nga llogaritë zyrtare të qeverisë ruse, një aluzion buzëqeshjeje.

Mendoni për dezinformimin e gjeneruar nga shteti që me paturpësi thotë se dita është natë dhe nata është ditë, se fqinjët e Rusisë nuk duhet të kenë frikë nga pushtimi, sepse Rusia "nuk e ka pushtuar Ukrainën". Shikoni mitingjet e orkestruara të ultra-nacionalistëve të rinj, të gjithë të veshur me simbolin Z teksa kryejnë përshëndetjet e tyre të përsëritura me krahun e djathtë. Shikojini të gjitha këto në fytyrë dhe nuk mund të mos arrini në përfundimin se ajo që po vështroni është me të vërtetë një kult i nihilizmit.

Dhe, sigurisht, ky ka shumë më tepër rëndësi se 11 Shtatori, sepse ky është pushtet shtetëror. Putinizmi komandon një arsenal bërthamor dhe një ushtri që ndonëse gërvin, është e madhe. Ndërsa SHBA dhe aleatët e saj ishin në luftë kundër terrorit, Putini po përparonte hap pas hapi drejt këtij momenti aktual, duke mbytur ngadalë demokracinë e brendshme foshnjore të Rusisë dhe duke përmirësuar metodat e tij jashtë vendit. Marrja e territoreve në Gjeorgji në 2008 dhe kapja Krimesë në 2014; shkatërrimi i pamëshirshëm i shkaktuar në Siri, nga të njëjtat mjete të pamëshirshme që kishte përdor në Çeçeni, të gjitha këto të kryera në një fushëpamje të qartë.   

Pushtimi i Putinit në Ukrainë nuk doli nga një qiell i qashtër kaltërosh. Siç tha Quentin Sommerville i BBC-së, në një raport thellësisht shqetësues nga Kharkiv: “Nëse nuk i njihni këto taktika, atëherë nuk i keni kushtuar vëmendje”. Por ky ishte problemi: qeveritë perëndimore po vështronin tjetërkund. Kjo na sjell në ato zona ku Liz Truss kishte frikë të shkelte. Nëse kjo është me të vërtetë një ndryshim paradigme në të njëjtin nivel me 11 Shtatorin, atëherë mësimi i parë duhet të jetë: Të mos ngatërrohemi si herën e kaluar. Do të jetë e lehtë për ta shmangur gabimin.

George W Bush dhe Tony Blair gabuan duke shpalosur retorikën dhe metodat e luftës për atë që duhej të ishte një operacion policor. Terroristët e rrezikshëm, të cilët duhet të ishin objektiv i punës së gjatë, intensive dhe komplekse të policisë dhe inteligjencës, në vend të kësaj u ngritën në armiq luftarakë, duke u dhënë atyre statusin që dëshironin. Nuk ka rrezik për gabimin e asaj kategorie specifike këtë herë: kjo është një luftë aktuale, që përfshin një shtet aktual.

Por rreziku i keqidentifikimit të armikut mbetet. Dy dekada më parë, grabitqarët nxituan të përshëndesin një “përplasje qytetërimesh”, sikur Perëndimi të ishte i destinuar të luftonte jo me një grup të caktuar, të përcaktuar ngushtë si xhihadistë të dhunshëm, por me Islamizmin apo vetë Islamin. Ky ishte një gabim përcaktues dhe fatal. U ndoq nga një sulmi ashpër i SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, duke pushtuar Afganistanin kur ajo që kërkohej ishte përpjekja e forcave speciale për të çrrënjosur al-Kaedën, dhe gjëja më katastrofike, pushtimi i Irakut në kërkim të armëve që nuk ekzistonin. Ajo u ndoq nga një sërë lëvizjesh të brendshme, pasoja e të cilave nuk ishte vetëm izolimi dhe kapja e xhihadistëve të dhunshëm, por demonizimi dhe përjashtimi i myslimanëve.

Perëndimi nuk duhet ta bëjë më atë gabim. Duhet të jetë specifik. Beteja tani është kundër Putinit dhe Putinizmit, jo Rusisë apo rusëve. Ndërprerja e lidhjeve me institucionet e lidhura me Kremlinin ka kuptim; ndalimi i një kursi mbi romanet e Dostojevskit është budallallëk.

Shumica e rusëve janë vetë viktima të Putinizmit. Janë ata që janë grabitur të verbër nga ai dhe xhelatët e tij. Ata që janë ushqyer dhunshëm me gënjeshtra. Studiuesi dhe analisti me bazë në Uashington Shadi Hamid beson se Ukraina mund të shërbejë si një thirrje zgjimi për brezin që, si ai, u rrit në mes të pasojave të 11 Shtatorit. Ato vite e lanë atë "pasiv dhe ambivalent" në lidhje me fuqinë e fortë të SHBA-së, -më tha ai këtë javë, sepse e kishte parë gjërat të shkonin shumë keq, më së shumti në Irak.  Trashëgimia e 11 shtatorit ishte një preferencë, të paktën midis progresistëve amerikanë, për "gjëra të bukura dhe të buta si soft power”.

Hamid parashikon se pas Ukrainës kjo gjë do të ndryshojë. Një brez i ri po e sheh se për t'i bërë ballë një diktatori vrasës që kundërshton gjithçka që ata besojnë, nga të drejtat e pakicave deri te shprehja e lirë, ndonjëherë mjafton forca. Me fjalë të tjera, ky ndryshim i paradigmës së fundit tashmë po zhbën ndikimin e asaj paraardhëse.

Sigurisht, jemi ende në ditët e para. Lufta në Ukrainë do të sjellë akoma më shumë mizori, akoma më shumë gjak. Por ky pushtim ka shkaktuar një reagim që arkitekti i tij nuk e kishte parashikuar: Një vendosmëri perëndimore që jo vetëm që Putini duhet të ndalet në Ukrainë, por duhet të mposhtet Putinizmi. Është një vendosmëri më e fortë se çdo tjetër që nga viti 2001. Kjo betejë ka më shumë rëndësi se ajo, kjo është arsyeja pse ajo nuk duhet të rishfaq marrëzitë e saj dhe nuk duhet të përsërisë gabimet e saj.

Marrë nga “The Guardian”, autori: Jonathan Freedland

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy