Analisti Ben Andoni komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV përplasjet brenda PD-së, duke u shprehur se ndarja është aq e madhe saqë është e pamundur të zgjidhet. Andoni deklaroi se duhet një ndërhyrje nga jashtë, duke nëkuptuar penalitete për Sali Berishën.
Besoj që kriza do vazhdojë. Dy palët kanë një ndarje aq pamundur që të bëjnë diçka. Çdo gjë që thuhet në platformën e Alibeajt, kaluan pak minuta dhe u kundërshtua nga z.Noka. Palët janë të paqarta, luhet vetëm me interesin e asaj që parashikon z.Berisha. Ndarja është kaq e madhe, unë mendoj që është pothuajse e pamundur. E vetmja gjë që ka ngelur në këtë moment, është që diçka nga jashtë të bëjë diçka për PD-në. Po ta shikoni me kujdes, ndërkohë që Grupi i Rithemelimit, mundohet të thotë gjithçka më shumë, të gjitha mbeten sepse ndarja është tmerrësisht e madhe. Kjo krizë shkon në favor të mazhorancës dhe në dëm të opozitës dhe publikut shqiptar. S’ka asnjë lloj ideje dhe platforme reale që të tregojë ndryshimin me PS, kjo i ka bërë njerëzit e PD të jenë tmerrësisht të pakënaqur me këtë që ndodh. Në zgjedhjet e pjesshme të dyja pjesët bashkë nuk shkonin dot te PS. Me ndërhyrje të jashtme nënkuptoj një penalitet për z.Berisha që të marrë një mesazh të qartë. PD është partia që e mbrojti ligjin e dekriminalizimit, dhe falë saj kemi një ligj që ka penalizuar shumë nga njerëzit në politikën tonë”.
Analisti u shpreh se nëse kriza në PD nuk zgjidhet atëherë mund të shkohet drejt krijimit të një formacioni të ri politik në Shqipëri.
Lideri ka fuqi të madhe populiste në Shqipëri. Pas ndryshimeve kushtetuese kryetari i partisë është i plotfuqishëm. Berisha ka arritur të ngrejë me zgjuarësi mitin e vet, mitin lokal, ai është vetë identifikimi i PD-së. Besoj se nëse do vazhdojë kështu do shkojmë te krijimi i një formacioni të ri politik”.



