
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Vllaznisë dhe Egnatias, e vlefshme për javën e gjashtë në Superiore.
Raste nga të dyja skuadrat për shënim, por nuk ia dolën ta dërgojnë në rrjetë. Dominim i lehtë nga rrogozhinasit, që nga minuta e 17 luajnë me një lojtar më shumë.
Mbrojtësi i Vllaznisë, Dragoshi, u ndëshkua me karton të kuq, për ndërhyrje të ashpër ndaj Spahiut.



