
Ministrja gjermane për Evropën, Anna Lührmann, gjatë vizitës së sotme zyrtare në Shqipëri, ka takuar zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Arben Ahmetaj, me të cilin kanë mbajtur një konferencë për media.
Ahmetaj në fjalën e tij ka theksuar se, kjo vizitë e ministres fillimisht në Maqedoninë e Veriut dhe më pas në Tiranë, është një sinjal i rëndësishëm që Qeveria gjermane ka dhënë për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Ministri Ahmetaj tha se Shqipëria i ka përmbushur detyrat dhe se është koha për të çelur negociatat me Bashkimin Europian.
Ai e cilësoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është i domosdoshëm, duke theksuar se nuk duhet të lihet si vakum për mundësi për lojëra nga vendet e treta.
“Shqipëria vazhdon të referojnë një mbështetje rreth 90% për procesin e integrimit në BE, i shpreha keqardhjen se tashmë ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, sot që flasim nuk k asnjë vend anëtarë të BE që të ngrejë një problematikë në Shqipëri, që të pengojë hapjen e negociatave, edhe pse Komisioni e konfirmon këtë, akoma besoj në 6 muajt e ardhshëm shpresojmë të kemi hapjen formale të negociatave, në bazimin e meritës ku Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë. Jemi gati të kapim kohën e humbur. Ndava falënderimin për kontributin e qeverisë gjermane dhe i kërkova që Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet si një vakum për mundësi për lojëra të vendeve të treta. Nuk lamë pa theksuar elementin e sigurisë, hapja e negociatave jep një sinjal shumë të fortë për garancinë e të ardhmes në BE, vetë procesi i integrimit është reforma e thella sektoriale dhe këto element e bëjnë integrimin strategjik”, tha Ahmetaj.
Nga ana e saj, ministrja gjermane për Europën, Anna Luhrmann, u shpreh në konferencën për media se integrimi europian për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, është një proces me rëndësi strategjike për unionin.
"Për mua është e rëndësishme të dërgoja një mesazh këtu në Shqipëri, ndaj dëshiroj të bëj të qartë se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor kanë një perspektivë të qartë drejt Bashkimit Evropian. Në bashkëpunojmë ngushtësisht në shumë sektorë. Pikërisht këtë vit kur Shqipëria ulet për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB ne gëzohemi që do të mund të mbështetemi te Shqipëria si partner i besueshëm. Shqipëria ka bërë hapa para edhe në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar. Kjo meriton një lavdërim të madh. Në këtë rrugë do të duhet të vijohet më tej me vendosmërinë. Dhe këtu janë të nevojshëm si Qeveria dhe opozita, hapat pas do ta dëmtonin procesin", tha ajo.
Ministrja gjermane u shpreh se Procesi i Berlinit mbetet i një prioriteti të madh edhe për Qeverinë e re të Gjermanisë.
Poashtu ajo tha se qeveria dhe opozita duhet të çojnë përpara reformat në vend.
"“Këtë vit kur Shqipëria për herë të parë ulet në këshillin e sigurimit të Kombeve të Bashkuara gëzohemi që mund të mbështetemi te Shqipëria. Shqipëria ka bërë hapa. Janë ngritur struktura kundër krimit të organizuar, Zyrtarë të lartë dhe pjesëtarë të krimit të organizuar janë duke u vënë para drejtësisë. Këtu janë të nevojshme si qeveria edhe opozita. Hapat pas do e dëmtonin procesin e reformave,. Ballkani është i rëndësishëm për Europën. Ndaj në 2014 qeveria federale krijoi procesin e Berlinit. Këtu është e qartë që rruga duhet të ndjekë kursin e bashkëpunimit të 6 vendeve dhe procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës. Lipset të bëhet progres në planveprimin për krijimin e një tregu rajonal. Kjo është me rëndësi për të gjithë rajonin. Një shembull i mirë për atë që mund të arrihet. Këtu bën pjesë edhe heqja e tarifave roaming në rajon. Si ministre shteti jam përgjegjëse jo vetëm për Europën por edhe për mbrojtjen e kimës. Shpresoj që gjatë vizitës së ardhshme të bindem edhe vetë për kapacitetet e vendit tuaj. Duhet ta mbrojmë natyrën që t’ia lëmë brezave të ardhshëm. Republika e Maqedonisë do jetë partner i ngushtë i Shqipërisë”, tha ajo.



