
Lëvizja 5 Yjet në Itali është vënë nën kritikat e gazetarëve, pasi liderët e saj, Alessandro Di Battista e Luigi Di Maio, i quajtën disa kolegë të tyre çakallë, kurva dhe shpërndarës të lajmeve të rreme.
Protestat e gazetarëve nisën në Romë pas komenteve të bëra nga zëvendëskryeministri Luigi Di Maio.
M5S, e cila është në një koalicion qeverisës me Lega-n e ekstremit të djathtë, ka kërcënuar se do të shkurtojë fondet për botuesit dhe të sjellë ligje të reja të konfliktit të interesit.
"Ne kurrë nuk do t'i përdorim ato fjalë me gazetarë të vërtetë. Gazetarët që gjejnë dhe kërkojnë të vërtetën mbrohen gjithmonë nga ne", tha eurodeputeti i Lëvizjes 5 Yjet, Ignazio Corrao, për Raë Politics.
Duke shtuar se "nuk ka shtyp të lirë në Itali", Corrao përmendi politikanët si ish-kryeministri Silvio Berluskoni si pronar i organizatave mediatike, një gjë që sipas tij ndikon në lirinë e shtypit.



