Rama, urdhër deputetëve: Merruni me fushatën elektorale, nisim më 31 maj

Rama, urdhër deputetëve: Merruni me fushatën elektorale, nisim më 31 maj

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të PS,ku ka dhënë edhe porositë e tij për zgjedhjet. Ai u ka thënë deputetëve se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë, duke i kërkuar atyre që të flasin me njerëzit në bazë dhe të ketë sa më shumë pjesëmarrës në zgjedhjet vendore të 30 qershori

“Askush mos të ketë iluzione se më 30 Qershor nuk do të ketë zgjedhje. Detyra e çdo deputeti është të përçojë mesazhin se zgjedhjet do të bëhen. Duhet të ketë sa më shumë pjesëmarrës në zgjedhje. Shkoni në bazë dhe punoni me njerëzit. Duhet të komunikoni me njerëzit për t'i bërë të ditur se çfarë rrezikojnë nëse tentojnë të prishin zgjedhjet. Çdo njeriu i duhet thënë që kush cënon procesin nuk shkel më në BE dhe SHBA”, ka urdhëruar Rama deputetët e tij.

Rama ka porositur për nisjen e përgatitjeve të fushatës elektorale, e cila starton më 31 maj me Tiranën.

Sot në një takim po në kuadër të bashkëqeverisjes, kryeministri paralajmëroi dhe një tjetër platformë, këtë herë të mos hysh mik tek kryemistri, apo ministri por tek kryebashkiaku. Po ashtu mësohet se Rama i ka kërkuar ministrave dhe deputetëve që mos ndikojnë në punësimet. 

"Kam besim se në 30 qershor ne ndër të tjera do të krijojmë mundësinë edhe për të hyrë në një fazë të re të trajtimit të ankesave për bashkitë, qoftë edhe në aspektin sasior dhe cilësor. Nuk ka nevojë as për miq as për shokë as për kushërinj as për filtra të tjerë por cdo qytetar, njësoj si cdo deputet ka akses të drejtëpërdrejtë tek cdo ministër për problemin e vet. Çka do realizojmë është akses drejtëpërdrejtë tek cdo kryetar bashkie të jetë i të njëjtës cilësi. Zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen por ata që zgjedhin, dhe ata që zgjedhin më 30 qershor do të zgjedhin për të pasur akses të drejtëpërdrejtë tek çdo kryetar bashkie që kanë dhënë ose nuk kanë dhënë votën e tyre", ka thënë Rama.

Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Rama, mësohet t’u ketë thënë anëtarëve të partisë së tij, që çelja e fushatës do të bëhet me 31 në Pallatin e Koncerteve, me pjesmarrjen e 61 kandidatëve për kryebashkiakë, si dhe të kandidatëve nga listat e këshilltarëve bashkiakë.

Nga ana tjetër, kryedemokrati i PD, Lulzim Basha vazhdon aksionin opozitar, pasi në 25 maj ka thirrur një tjetër protestë kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy