Itali/ Ulen rastet dhe numri i vdekjeve nga COVID-19

Itali/ Ulen rastet dhe numri i vdekjeve nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 11.252 raste të reja me koronavirus, ndërsa 237 persona kanë humbur jetën.

Në krahasim me një ditë më parë si rastet ashtu edhe viktimat kanë patur ulje, pasi të shtunën ishin 12.715 raste dhe 421 fatalitete.

Numri total i infektimeve ka shkuar 2,553,032, ndërkohë që ai i viktimave është 88,516 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Vaksinimi kundër COVID-19 në Itali ka nisur më date 27 dhjetor me Pfizer.

Pas Pfizer, BE-ja ka lidhur kontrata për furnizimin me vaksina edhe me kompaninë farmaceutike Moderna.

Megjithatë të dyja kompanitë kryesore të cila furnizojnë BE-në me vaksina kanë probleme në prodhim dhe si pasojë kanë vonuar shpërndarjen e tyre në vendet anëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy