
Mijëra protestues gjithashtu dolën në rrugë në qytete të mëdha anembanë vendit për të kundërshtuar dekretin e qeverisë për dekriminalizim të disa keqveprimeve zyrtare.
Sipas dekretit të ri të qeverisë, një zyrtar mund të dënohet me burg vetëm nëse shkakton dëm që e kalon shumën prej 44 mijë eurosh. Organizatorët e protestave thonë se ky vendim i fton zyrtarët publikë të abuzojnë me detyrën e të vjedhin fonde dhe kjo do ta vendoste sistemin e drejtësisë pjesërisht nën kontrollin politik.
Legjislacioni është miratuar nga deputetët rumunë dhe aktualisht pret miratimin e Presidentit Klaus Iohannis.
Protestuesit janë përleshur me policinë dhe si pasojë, ka pasur të plagosur si dhe janë arrestuar dhjetra protestues.



