Protesta e dytë për largimin e Veliajt/ Policia vendos gardh metalik përreth Bashkisë Tiranë dhe një autobot me ujë afër godinës (VIDEO)

Protesta e dytë për largimin e Veliajt/ Policia vendos gardh metalik përreth Bashkisë Tiranë dhe një autobot me ujë afër godinës (VIDEO)

Është thirrur sot në orën 11:00 një tjetër protestë para Bashkisë Tiranë ku do të kërkohet sërish largimi i kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit të disa drejtorëve të rëndësishëm në lidhje me aferën "5D"

Gazetari Andon Kello në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live tha se një gardh metalik është vendosur përreth institucionit të bashkisë.

Masat janë të shtuar. Është vendosur një gardh metalik që në protestën e parë nuk ishte. Është vendosur gardh që rrethon të gjithë Bashkinë e Tiranës.

Para bashkisë do të jenë  250 policë. Ka numër të shtuar policësh, që qëndrojnë në sheshpushimin mes KLSH dhe Ministrisë së Brendshme. Aty është vendosur dhe një autobot me ujë që do të ndërhyjë nëse do të ketë agravim.

Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuar për të pasur një mbarëvajtje të protestës.

Dritaret e Bashkisë së Tiranës janë të mbyllur, edhe pse institucioni ka qenë i hapur, punonjësit janë paraqitur. Nuk na e konfirmon njeri nëse Veliaj është i pranishëm në institucion.

Skenari i kësaj proteste është ndryshe nga ai javës së kaluar.

Ka dy kërkesa për mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak.

Nuk evitohet skenari që këshilltarët të hyjnë brenda bashkisë për t’u interesuar se çfarë po ndodh me kërkesat e tyre.

Sipas tyre nuk do të ketë asnjë tentativë për të mësyrë brenda bashkisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy