Hajdari: Zgjedhjet lokale do të neutralizojnë non gratën e Berishës

Hajdari: Zgjedhjet lokale do të neutralizojnë non gratën e Berishës

Për ish-deputeten demokrate, Rudina Hajdari, zgjedhjet lokale të vitit 2023 do të ndikojnë në relaksimin e marrëdhënies së PD-së së drejtuar nga Berisha me Ambasadën Amerikane.

Në studion e lajmeve të MCN TV, Hajdari tha se këtij relaksimi do t’i shërbejë potenca që demokratët do të provojnë se kanë në elektorat.

Ne na vjen mirë që zoti Meta i ka këto marrëdhënie me ambasadën amerikane. Zoti Berisha është non grata por kjo situatë do të kapërcehet. Potenca që ka kjo parti do ta sjellë para kushtit që të gjitha situatat, në trysni e sipër, do të ndryshojnë dhe do të përmirësohen.

Hajdari tha se zgjedhjet lokale do të jenë një test i rëndësishëm për opozitën.

Zgjedhjet lokale do të jenë një test i fortë për opozitën. Këto zgjedhje janë vendimtare përsa i përket fatit të opozitës dhe fatit të shqiptarëve.

Primaret për ne janë të rëndësishme. Janë mirëpritur për shkak të frymës shumë demokratike që ka kjo lloj metode.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy