Ruçi reagon ashpër: Ilir Meta, të dhamë gjithçka, por njeri nuk të bëmë dot!

Ruçi reagon ashpër: Ilir Meta, të dhamë gjithçka, por njeri nuk të bëmë dot!

Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, u është përgjigjur ashpër deklaratave t ëish-kreut të LSI-së, Ilir Meta. Ruçi tha dje në një takim elektoral se Meta u bë deputet pa punuar asnjë ditë falë Partisë Socialiste. Ai tha se sido që të dalë rezultati i zgjedhjeve, PS nuk do të bëjë koalicion me LSI-në.

“Ka forca politike që këto zgjedhje kërkojnë t’i bëjnë pis se janë mësuar të rrinë si shushunjë në pushtet duke luajtur me njerëzit. Duke luajtur me vendet e punës, me thesin e miellit. Njëri prej këtyre, Ilir Meta erdhi në Fier për të bërë pis zgjedhjet, foli për socialistët nga më i thjeshti e deri tek Edi Rama. Çfaj i kanë socialistët Ilir Metës? Pa librezë pune, PS e mori Ilir Metën 22 vjeç e bëri deputet, 25 ministër. Pa mbushur 30 vjeç e bëri kryeministër, madje dy herë, Për të arritur në 2005 ta rrëzojë nga pushteti duke bashkuar votat me Berishën. Socialistët e bën kryetar Kuvendi dhe President. Ilir Meta, të dhamë gjithçka, por njeri nuk të bëmë dot. Të të vijë rëndë kur zë me gojë socialistët. Një gjë është e sigurt që ne 25 Qershor me mandate të plota apo të cunguara LSI nuk do të jetë në koalicion me PS. Presionet dhe shantazhet qe bën me votat e socialistëve që e zgjodhën edhe president, që nuk do të dekretojë as qeverinë janë të kota. Nëse ka këto mend të mos bëjë betimin në 24 korrik. Nëse do shkoj me këto mend e do shkel Kushtetutën, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do të jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruci“.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy