Bushati: SPAK-u, mashë e qeverisë. Pas 11 majit as idiotët e dobishëm s’besojnë te një prokurori e pavarur!

Bushati: SPAK-u, mashë e qeverisë. Pas 11 majit as idiotët e dobishëm s’besojnë te një prokurori e pavarur!

Analisti Andi Bushati tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se SPAK-u në zgjedhjet e 11 majit ka qenë një mashë e qeverisë, duke goditur në një farë mënyrë vetëm kundërshtarët e Ramës. Bushati renditi një seri provash, sipas tij, që tregojnë se si SPAK-u ka anashkaluar hetime të caktuara që lidheshin me krimet zgjedhore. Ndër të tjera analisti përmendi faktin që Prokuroria e Posaçme vendoi t’i hetonte troplinët pas 11 majit, si treguesin më të mirë të asaj që ka ndodhur. 

Task Forca e famshme ishte një dështim, për të shkuar paralel me një sensacion publik që këto zgjedhje ishin të pabarabarta, u përdor administrata, u ble dhe manipulua vota. SPAK-u ka goditur në këto zgjedhje në një farë mënyre vetëm kundërshtarët e Ramës. Nëse ka pasur njerëz, idiotë të dobishëm që deri dje kanë besuar te SPAK-u, pas 11 majit SPAK-u ua hoqi mundësinë edhe këtyre të vazhdojnë e të besojnë te një prokurori e pavarur. 

S’është çështje statistike dhe numri. SPAK-u ka prova që krimet zgjedhore i ka çuar në prokuroritë e tjera. Ka prova që vjedhjen e të dhënave personale të 900 mijë qytetarëve nga PS, s’e ka hetuar. E ka me prova që blerjen e votave në Elbasan, me karta identiteti dhe para të gjetura në makinë, e ka anashkaluar. 

E shkuara e SPAK-ut na tregon edhe të tashmen që asnjë krim zgjedhor real nuk hetohet. Ka pasur dhjetëra akuza për Elvis Roshin, vetëm kur Roshi tradhtoi Ramën dhe kaloi me opozitën, atëherë u bë subjekt. 

SPAK-u në këto zgjedhje ka qenë një mashë e qeverisë dhe për ata që kishin një iluzion, ky iluzion është shuar. Më 11 maj s’ka pasur zgjedhje, por ka pasur votime. Deklaratat e Celibashit s’e provojnë atë që them unë, janë shkeljet më të vogla, apo maja e ajsbergut. 

Pavarësisht se është një krim i rëndë, përdorimi i administratës është një nga fenomenet më të lehta të zgjedhjeve. Këtu është manipuluar vota. Fakti që SPAK-u kishte dosjen e troplinëve dhe vendosi t’i hetojë pas zgjedhjeve, është treguesi më i mirë i asaj që ka ndodhur. 

Kur kritikohen zgjedhjet për reformën zgjedhore, është refreni më qesharak që e dëgjoj prej 30 vjetësh. Ne s’e kemi problemin te reforma. Me këtë Kod Zgjedhor që kemi sot kemi prodhuar rotacion. E keqja s’është te formulimi i ligjit, por te shkelja e tij”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy