
Afati i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, që deri më 8 janar, kreu i PD, Lulzim Basha duhet të lirojë zyrën e kësaj partie, për anëtarën e Komisionit të rikthemelit, Mimoza Hajdarmataj, është e pashmangshme.
Hajdarmataj në studion e lajmeve në MCN TV, tha se komisioni i ka marrë të gjitha masat dhe se Basha duhet të liroj zyrën, po deshi të marrë me vete vulën sepse Komisioni i Rithemelimit të PD-së, ka tashmë vulën dhe logon e saj, por selia do të mbetet e njëjtë.
“Komisioni ka marrë të gjitha masat, pa çka se ka pasur presion nga baza që edhe kështu i keni lënë shume afat për largimin nga zyra, gjithsesi, në letrën që i kemi dërguar, quajeni si të doni, ultimatum ose njoftim, por me 5 janar, ai është mirë të lirojë zyrën. Vulën, po deshi ta marrë, sepse partia e rithemeluar e ka vulën, logon e vet të origjinës, të mos provokojë më me sjelljet e tij, sepse demokratët e vërtetë janë shumë. Le t’ja kursej kohë së tij politike, për ndjeshmërinë e periudhës që ka drejtuar këtë parti. Berisha e ka thënë që është revolucion, prandaj demokratët do të jenë në selinë e tyre, në shtëpinë e tyre”.
Për ish-deputeten e PD-së, Mimoza Hajdarmataj, Basha është thelluar përditë e më shumë në gabimet e tij, dhe si koleksionist humbjesh që është, sipas saj, mos të tentoj të përgatisë skenar për të shpëtuar nga largimi.
“Nuk di t’ju the se në çfarë pozicioni është tani, dhe nuk e paskemi njohur mirë, meqë nuk arrij të kuptoj sjelljen e tij, sepse përditë e më shumë po thellohet në gabimet e tij, dhe besoj se atë ditë të mos jetë i rrethuar me paramilitarë e të fortët, për tu mbrojtur. Meqë është deputet i PD-së, të mos mbajë diçka me zor, ose të shkoj të jap dorëheqje por as këtë kurajë nuk e ka, nuk e ka pasur kurrë së asnjë lloj humbje, si koleksionist humbjesh siç është, nuk pati kurrë kurajë të japë dorëheqje. I shiti të gjitha kauzat, por durimi i demokratëve e ka një datë”.



