Eksperti i Energjisë Eduard Elezi analizoi krizën që ka përfshirë vendin tonë, duke folur për një skenar kolapsi të ngjashëm me atë të vitit 2001. Gjatë intervistës në MCN Live Elezi tha se drejtorët përgjegjës duhet të ishin duke dhënë llogari në SPAK për shkak të keqmenaxhimit. Sipas tij qeveria është e detyruar ose të rrisë çmimet dhe t’ia shkarkojë qytetarëve dhe biznesit, të bëjë stakime 24-orëshe, apo të blejë energji nga jashtë.
Në 2021-shin ne nuk ishim në krizë energjitike sikurse lajmëroi kryeministri. Është shitur me çmime tregu. Pjesa tjetër është pjesë keqmenaxhimi në kohë dhe mos ndërhyrje ndaj situatës. Fierza arriti një kuotë 278 metër, mund të menaxhohej me rritje të importit. Mund të menaxhohej edhe kostoja në ekonomi. Liqeni i Fierzës është në nivele shumë të ulëta. Kemi një etapë pothuajse kolapsi energjitik. I bie që të kemi ndikim nga importi. 70 për qind duhet të importohet. Kjo situate ka dy anë, e para mosfurnizim me energji të konsumatorit që e rrezikojmë dhe një proces i vështirë financiar. Qeveria do tentojë të rrisë çmimet. Nëse shkarkohet e biznesi do kemi rritje të kostove, efekt zinxhir. Kostoja është e papërballueshme për qeverinë, arrin gati 1.2 miliardë euro”.
I pyetur nëse mund të shkohet drejt një situate ndërprerjeje të energjisë?, Elezi tha:
Do kemi ose stakime 24-orëshe ose do blihet një sasi e vogël energjie. Skenari i kolapsit të energjisë do ketë pasoja në të gjithë sektorin e ekonomisë. Ka qenë një keqmenaxhim i menaxhuar. Sinkron i vjedhjes, të marrim çfarë të marrim për 2021-shin. 2022-shi është keqmenaxhim nga halli. Ky është një skenar i vitit 2001, sa i takon nivelit të Fierzës. Nuk duhet vetëm një grup pune dhe show me disa drejtorë që duhet të ishin duke dhënë llogari në SPAK, por të ketë masa konkrete”.



