Rrogozhina në zgjedhje më 23 korrik

Rrogozhina në zgjedhje më 23 korrik

Rrogozhina do të ketë zgjedhje lokale më 23 korrik, për herë të dytë brenda dy muajsh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi të dielën e parafundit të korrikut ndërkohë që ka kohë 3 javë për të organizuar zgjedhjet. Ishte Kolegji Zgjedhor i cili pak javë më parë urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve pasi shpalli pavlefshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit, pas konstatimit të parregullsive në kutinë e burgut të Rrogozhinës. Ishte kjo kuti e cila përmbysi rezultatin në fund në Bashkinë e vogël të Shqipërisë së Mesme dhe i dha fitoren Edison Memollës së Partisë Socialiste. Kësaj radhe do të ketë një përballje të dytë me kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha i cili ngushtoi rezultatin më 14 maj me 20 vota diferencë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy