Industria e veshjeve në vend e ka mirëpritur krijimin e një portofoli ministrie për sipërmarrjen. Në fakt kjo është kërkesë e hershme e tyre, por ata ende sjanë të qartë për funksionin e këtij dikastëri. Gjergji Gjika, Kryetari i Dhomës së Fasonëve në një intervistë për Tema TV, tregon se biznesi fason ka gati një paketë me kërkesa për ministrinë e Sipërmarrjes.



