Njeriu i dytë më i pasur në Indi, akuzohet për mashtrim

Njeriu i dytë më i pasur në Indi, akuzohet për mashtrim

Gjiganti indian i energjisë Adani Group, i njohur si njeriu i dytë më i pasur në vend, Gautam Adani, e ka gjetur veten në mes të akuzave pasi Financial Times e akuzoi për herë të dytë brenda pak muajsh, për mashtrim të kompanive në të cilat furnizon qymyrin e importuar nga jashtë vendit. Gazeta britanike, ka parë një sërë dokumentesh të cilat ishin në posedim të Projektit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), të cilat tregojnë se si kompania indiane blen qymyr me cilësi të ulët, duke ua rishitur klientëve në çmimin e një produkti superior. Sipas dokumenteve të hetimit, në janar 2014 grupi “Adani” bleu afërsisht 70.000 ton qymyr indonezian me vlerë më pak se 3500 kalori për kilogram për 33.75 dollarë për ton. Në dy javët që u deshën për të arritur në bregdetin indian, ngarkesa do të shndërrohej në qymyr 6000 kalori për t’u rishitur me 91.91 dollarë për ton tek një kompani shtetërore. Dokumentacioni në lidhje me transaksionin midis Indonezisë dhe Indisë kalonte përmes ndërmjetësve me vendbanim në Ishujt e Virgjër Britanikë, një parajsë fiskale dhe në selinë qendrore të Grupit Adani në Singapor. Dërgesa në fjalë do të ishte vetëm një nga 24 që u kryen në periudhën janar-tetor të atij viti, gjatë së cilës qymyri kishte bërë një kërcim të papritur dhe të pashpjegueshëm.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy