Grabitet filiali i Postës Shqiptare brenda Hipotekës së Tiranës

Grabitet filiali i Postës Shqiptare brenda Hipotekës së Tiranës

Filiali i Postës Shqiptare brenda ambienteve të zyrave të Hipotekës në Tiranë është grabitur sot në mesditë.

"Nga veprimet paraprake rezulton se brenda ambjenteve të zyrave të Hipotekës, në filialin e Postës Shqiptare, një person me kapuç, dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë ende të papërcaktuar lekësh." informon policia e Tiranës.

Sipas informacioneve të para, një person me kapuç të zi në kokë dhe i armatosur ka hyrë në bankë dhe pasi ka kërcënuar me armë arkëtaren dhe personat që ndodheshin aty ka marrë një shumë lekësh dhe është larguar.

Nuk dihet ende shuma e grabitur. Specialistët kundër krimeve kanë kryer veprimet e para hetimore dhe po punojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grabitja ka ndodhur në rrugën "Panorama", pranë ish-stacionit të Trenit në kryeqytet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy