Revolta e studentëve në Tiranë/ Hasimja: Vazhdimësi e 'Flamingove', injorimi i qeverisë rriti frustrimin e qytetarëve

Revolta e studentëve në Tiranë/ Hasimja: Vazhdimësi e 'Flamingove', injorimi i qeverisë rriti frustrimin e qytetarëve

Përshkallëzimi i protestave të të rinjve përpara Ministrisë së Arsimit dhe përplasjet e dhunshme me policinë kanë rikthyer në vëmendje tensionet sociale në kryeqytet.

 

I ftuar në “MCN Live”, politologu Ermal Hasimja analizoi këtë situatë, duke e cilësuar tubimin e studentëve si një vazhdimësi organike të lëvizjes “Revolucioni i Flamingove”. 

 

Sipas tij, dhuna dhe radikalizimi i djeshëm janë pasojë e drejtpërdrejtë e injorimit të gjatë që qeveria u ka bërë kërkesave të qytetarëve që prej muajit maj.

 

Protesta e madhe që nisi në fund të majit ndoqi një linjë paqësore dhe të qetë. Mirëpo, me kalimin e javëve u pa qartë se qeveria nuk kishte ndërmend të reagonte. 

 

Kjo solli rritjen e nivelit të frustrimit dhe ajo që pamë dje është një lloj reagimi ndaj injorimit të asaj proteste të parë, si dhe një shprehje e zhgënjimit, revoltës dhe mërzitjes së njerëzve në tërësi. 

 

Pra, ky është një vazhdim i lëvizjes së flamengove. 

 

 

Politologu vuri në dukje se aktet e tensionuara ndaj disa institucioneve apo bizneseve private nuk duhen parë si dramatike në krahasim me standardet evropiane, duke treguar mirëkuptim për revoltën e grumbulluar. 

 

Pamë disa elemente të dhunës ndaj bankave, bashkisë apo ministrive.

 

 Personalisht nuk e përkrah asnjëherë dhunën, por e kuptoj frustrimin e njerëzve që kanë muaj të tërë në rrugë. 

 

Patjetër që ka disa dëme modeste në pronën publike, por nuk mund të krahasohen me ato që ndodhin në protestat e vendeve perëndimore.

 

Që prej qershorit, lëvizja u nda, një pjesë mendonte se qëllimet arriheshin në mënyrë paqësore, ndërsa një kategori tjetër kërkonte reagim më të fortë. 

 

Dje u bashkuan të dy këta komponentë. Studentët janë ata që e ndezin situatën, pasi janë një lloj 'fuqi baruti', më të organizueshëm dhe të grumbulluar së bashku, ndryshe nga qytetarët e pasdites që vijnë nga cepa të ndryshëm të Tiranës. 

Protesta e djeshme ka ribashkuar sërish të gjithë ata që e nisën këtë kauzë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy