
Avokati Spartak Ngjela në një lidhje skype me ‘MCN Live’ komentoi situatën aktuale në politikë për të cilën u shpreh se kjo opozitë nuk e do integrimin sepse kanë Saliun në burg.
Ai tha se kërkesa e tyre për një qeveri teknike nuk qëndron pasi ajo kërkohet kur ka krizë parlamentare gjë që nuk ekziston, ndërsa theksoi se ajo që kemi është një opozitë e dëshpëruar, me një kryetar non-grata në SHBA.
Sipas tij të djathtën shqiptare e dominon non-grata dhe mbetet e vështirë të munden socialistë me këtë opozitë të përçarë.
Shenjat janë që opozita e Saliut nuk e do integrimin dhe s’ka si e do se Saliu është në burg, i arrestuar nga SPAK. Këta janë të gjithë të trembur dhe janë në revoltën e frikës. Nuk ka shenja për qeveri teknike sepse duhet të ecim me profesionin dhe jo dëshirat. Parlamenti është numër, si do e bëjnë qeverinë teknike ata kur s’kanë forcë qeveritare. Ata kanë 85 deputetë.
Maxhoranca nuk është aktive se i ka të gjitha në dorë dhe gjendja ecën vetë dhe pse gjendja nuk është e mirë sepse s’ka opozitë. Këta do ikin dhe do na shpëtojnë prej tyre proceset e SPAK nëse e ka marrë seriozisht goditjen e krimit dhe korrupsionit, ndryshe do jemi gjithmonë nën pushtetin e tyre sepse janë të korruptuar dhe kanë marrë miliona.
Më tej ai shtoi se Partia Demokratike janë të dëshpëruar, është te 16-17% si do e fitojnë ata me aq. Sipas tij ata shkatërruan opozitën sepse kanë kryetarin non grata në Amerikë dhe ai nuk ikën.
E kuptoni ku jemi, këta nuk kanë ardhur për Shqipërinë qëkur kanë ardhur në ‘92 në pushtet, kanë ardhur për veten e tyre. Këta e kanë krijuar këtë gjendje. Shqipëria është e majtë në esencë, kurse të djathtët nuk dinë të bëjnë politikë, i dominon non grata. Janë konflikte të brendshme në politikë që nuk të lejon të ecësh.
Ata duhet të bëjnë një kongres të nxjerrin një lider të iluminuar që ta pranojë Amerika. Rama e mban Saliun se e ka në favor për të fituar. Politika është personale, është lider dhe këta nuk kanë lider, ai duhet të ketë program të qartë që të di të prekë në ndjenjë shoqërinë shqiptare në funksion të mirëqenies së saj, prandaj dhe socialistët janë superior.
Është e vështirë të mundësh socialistët me një opozitë të përçarë.Opozita është një gjendje e rëndë, politika në Shqipëri se këta që drejtojnë janë niveli i ulët i intelektit. Këta janë uzuropues, prandaj shpresa jonë e vetme është SPAK.



