Obama kërkon ndryshimin e 'Traktatit me Mbretërinë e Serbisë' në 'Traktat me Republikën e Kosovës'

Obama kërkon ndryshimin e 'Traktatit me Mbretërinë e Serbisë' në 'Traktat me Republikën e Kosovës'

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i ka dërguar për ratifikim Senatit amerikan Traktatin e Ekstradimit ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, të nënshkruar në Prishtinë në mars të vitit 2016, thuhet në një kumtesë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Në kërkesën dërguar Senatit thuhet se Traktati do të zëvendësojë “Traktatin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Serbisë për ekstradimin reciprok të të ikurve nga drejtësia, të nënshkruar më 25 tetor 1901” dhe që tani i referohet Republikës së Kosovës si shtet pasues i ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Traktati i ri thuhet se do ‘zëvendësojë një listë të vjetruar të veprave të ekstradueshme me një qasje më moderne ndaj "krimit të dyfishtë", që do të mundësonte ekstradimin për vepra të tilla si pastrimi i parave, krimeve kibernetike dhe vepra të tjera të reja që nuk shfaqen në listën e Traktatit të vitit 1901”

Traktati, gjithashtu, parasheh “se ekstradimi nuk duhet të refuzohet në bazë të shtetësisë së personit të kërkuar dhe përmban një klauzolë të modernizuar për "vepër politike"”. Thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë. /REL/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy