Britani e Madhe/ Hugh Grant e Stormzy, në mbrojtje të Harry e Meghan

Britani e Madhe/ Hugh Grant e Stormzy, në mbrojtje të Harry e Meghan

Aktori dhe aktivisti Hugh Grant i ka dalë në mbrojtje vendimit të Princ Harry-t për të "hequr dorë" nga detyrat zyrtare mbretërore dhe për të pasur një jetë të vetëfinancuar, duke u vendosur në Kanada.

Duke folur në emisionin "Andy Cohen" në radio "Andy" në "Sirius XM", Grant tha: "Unë jam më shumë në anën e Harry-t. Shtypi i vrau nënën atij, tani po i bën copash edhe gruan”

Grant u kujtoi dëgjuesve rrethanat e vdekjes së Dianas, Princeshës e Uellsit, e cila ishte në një automjet që ndiqej nga paparacët, kur pësoi aksident në Paris në gusht të vitit 1997.

Grant shtoi: "Unë mendoj se si njeri, është detyra e tij të mbrojë familjen e vet, kështu që unë jam me të."

Grant ishte duke promovuar filmin e tij të ri “The Gentleman”, së bashku me Charlie Hunnam dhe Matthew McConaughey. Në film, Grant luan një reporter të pasjellshëm dhe të paskrupullt.

Granti ka berë fushatë kundër ndërhyrjes së shtypit për gati 10 vjet. Aktivizmi i tij u rrit pas zbulimit se zëri i adoleshentit të vrarë Milly Doëler ishte hakuar nga “Neës of the Ëorld”.

Mbrojtja e Harry-t nga Granti godet një nga antagonistët e tij Piers Morgan, ish-redaktor i “Daily Mirror” me të cilin Grant përleshet shpesh në Twitter dhe i cili i ka sulmuar dukët në media.

Edhe muzikanti Stormzy ka dalë gjithashtu në mbrojtje të çiftit, duke thënë se nuk ka asnjë arsye "të besueshme" për njerëzit që të mos e pëlqenin Meghan."Meghan është një grua e ëmbël, ajo bën gjërat e saj... dhe ata thjesht e urrejnë atë." /The Guardian/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy