Harris në Rumani: “I hekurt” angazhimi ynë për mbrojtjen e anëtarëve të NATO-s

Harris në Rumani: “I hekurt” angazhimi ynë për mbrojtjen e anëtarëve të NATO-s

Gjatë vizitës së saj në Rumani, zv.presidentja e SHBA-ve Kamala Harris e konsideroi “të hekurt” angazhimin e Uashingtonit për të mbrojtur anëtarët e NATO-s, në komentet e bëra në shtetin në skajin lindor të aleancës.

“Ne e marrim shumë seriozisht rolin tonë dhe marrëdhëniet që kemi brenda aleancës së NATO-s,” tha Harris në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rumun Klaus Iohannis.

“Ne e marrim seriozisht dhe jemi të përgatitur të veprojmë sipas fjalëve që themi kur deklarojmë se një sulm kundër njërit është një sulm kundër të gjithëve”.

Harris u pyet gjithashtu për mundësinë e shtrirjes së luftës në Rumani.

“Për sa kohë lidhet me sjelljen e ardhshme të Putinit, nuk mund të spekuloj”, tha Harris. “Por ne jemi të qartë në qëndrimin tonë, që është se si anëtare e NATO-s, një sulm kundër njërit është një sulm kundër të gjithëve”.

Mikpritësi i saj, presidenti rumun, u përpoq të minimizonte frikën se Putini mund t'i kthejë sytë nga Rumania. “Ne nuk kemi informacion se Rumania mund të jetë objektiv agresioni”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy